QMK: Janë shuar gjashtë zjarre në ambient të hapur
Shkup, 26 tetor – Gjashtë zjarre që kanë qenë aktive në ambiente të hapura gjatë ditës së djeshme janë shuar pas ndërhyrjes së ekipeve të zjarrfikësve, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarret kanë përfshirë bar të thatë dhe bimësi të ulët, sipërfaqe të ulëta pyjore dhe mbeturina.
Sipas raportit të Sektorit për operacione dhe koordinim të QMK-së, zjarre ka pasur në fshatin Loznan në Komunën e Manastirit, përgjatë rrugës drejt fshatit Novaci të Komunës së Novacit, dy zjarre në vendbanimin Reçan dhe në fshatin Rlevc në Komunën e Velesit, në fshatin Vojshanc në Komunën e Negotinës dhe në rrethinën e Komunës së Kumanovës.
“Kushtet e motit sot janë më të lagështa dhe shpresojmë se nuk do të ketë shumë zjarre”, kumton QMK-ja.

