Vdes Roger Whittaker

Këngëtari britanik i muzikës folk, Roger Whittaker, i njohur për hitet, “Durham Town” dhe “The Last Farewell”, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e Rogerit në moshën 87-vjeçar”, ka shkruar në miku i tij, Jesse Waggoner, në faqen e Whittakerit në Facebook.

“Jeta e tij, arti dhe trashëgimia kanë pasur domethënie aq të madhe për të gjithë në mbarë botën”.

Edhe gazeta gjermane Bild e ka konfirmuar vdekjen e Whittakerit të shtunën, duke njoftuar se ai ka vdekur më 13 shtator në Francë.