Aktivitet qendror i Festivalit të 32-të Ndërkombëtar Folklorik për Fëmijë “Valle pa Kufij”
Në Guacën e Parkut të Qytetit, sonte nga ora 19:00 do të mbahet manifestimi qendror i Festivalit të 32-të Folklorik Ndërkombëtar të Fëmijëve “Valle pa Kufij”.
Organizator i festivalit është Qendra kulturore për fëmijë “Karposh”, ndërsa sponzor kryesor është Qyteti i Shkupit. Edicioni i sivjetshëm i “Valle pa kufij” është pjesë e kandidaturës për Shkupin për Kryeqytet të Kulturës Evropiane në vitin 2028.
“Një nga momentet kryesore dhe më simbolike të festivalit është parakalimi i pjesëmarrësve, ku formohet vallja më e madhe, valle që nuk njeh kufij dhe është simbol i miqësisë mes fëmijëve. “Valle pa kufij” është një festë e qytetit që i hap dyert e Evropës dhe botës dhe është ambasador i kulturës”, tha organizatori i festivalit, i cili mbahet që nga viti 1991.

