Ngjarje multimediale në shenjë fillimi të serisë së ngjarjeve nën emrin “Lër gjurmë”

Shkup, 5 korrik – “Eja, rrëfe tregimin tënd – Lër gjurmë” është ngjarje multimediale që sonte do të mbahet në parkun e Frankofonisë në Shkup. Qëllimi i ngjarjes është të nxiten të rinjtë ta rrisin pjesëmarrjen e tyre shoqërore, aktivitetin e tyre dhe nggritjen e vetëdijes për barazi në shoqëri.

Ngjarja është në shenjë të fillimit të serisë së ngjarjeve nën emrin “Lër gjurmë” që ka të bëjë me të rinjtë, ndërkaq do ta zbatojë Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me mbështetje të projektit për luftë kundër urrejtjes dhe mostolerancës nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Siç është paralajmëruar, në kuadër të ngjarjes do të realizohet panel diskutimi nën emrin “E barabartë, unike, e suksesshme” ku do të merr pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, udhëheqësja projektuese nga Zyra programore e Këshillit të Evropës, Maria Andreeva, kryetari i Komunës Qendër, Gorab Gerasimovski, avokatja e studentëve, Viktoria Postollovska dhe përfaqësuesja e Birrarisë Shkup, Aleksandra Babamova.

Ngjarjen do ta modeorjnë Ognen Janeski, Ana Jovkovska dhe Zorana Antovska, ndërsa zyrtarisht do ta hapë grupi “Sherbet”. Gjatë ngjarjes do të interpretohet mini piesa “Fati” i Teatrit intim Manastir, përderisa disa studentë nga Universiteti ndërkombëtar i Ballkanit – Fakulteti për art dhe dizajn do të përgatisin vepra artistike në pëlhurë.