REISUL ULEMA PRANOI ÇMIMIN “HASAN PRISHTINA” PËR KONTRIBUTIN E JASHTZAKONSHËM TË BFI-së
Të hënën më 10.04.2023 Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Fetai mori pjesë në Manifestimin “Blaca 99” me rastin e 24 vjetorit të ekzodit të paparë të vellezërve nga Kosova nga dhuna e egër e forcave dhe hordhive sërbe me qëllim të debimit të tyre nga trojet e tyre shumë shekullore nëpërmes koridorit që duhej të kalojë nëpërmes Maqedonisë të përgatitura nga strategjitë antishqiptare drejt Shqipërisë dhe më larg me qëllim të spastrimit etnik në Kosovë.
Marrë parasyshë se Bashkësia fetare Islame me Shoqatën e saj Humanitare “El Hilal” luajti rolin kyq në mbrojtjen dhe strehimin e tyre nëpër familjet shqiptare si dhe hapjen e të gjitha institucioneve të saja u bë baza kryesore e shpëtimit të të dëbuarëve nga Kosova dhe ju qëndroi në shërbim total deri në kthimin e tyre në Kosovë. Për këtë Reisul Ulema i BFI e RMV nga Këshilli organizativ në Han të Elezit pranoi dekoratën “Hasan Prishtina” në shenjë respekti ndaj Bashkësisë fetare islame për rolin e madhe të saj në pritjen dhe strehimin e vëllezërve tanë të debuar nga trojet e tyre në vitin 1999.
Në të njejtën Kohë pranoi edhe nirënjohjen.Në këtë manifestim morën pjesë Ish Kryeministri i Kosovës Z. Ramush Haradinaj, personalitete të sferave të ndryshme Kryetarët e komunave shqiptare nga RMV, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

