Pse është Albini në shënjestër të atyre që e kritikojnë, shajnë, fyejnë, ofendojnë, dhe atyre që e mbrojnë?

Një thënie e bukur thotë: “Kur të jesh i drejtë, priti të gjithë të padrejtët të të sulmojnë”! 

Nuk duam të tingëllojnë si avokat mbrojtës i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, por do të jemi të drejtë, do ta themi atë që e mendojmë lidhur me temën “Albin Kurti”!

Që mos të flasim për të kaluarën e tij se bëhemi bajat, është folë dhe stërfolë shumë dhe ska nevojë të përsërisim por të shohim aktualitetin, të shohim tani se si janë gjërat!

Në planin e brendshëm për dy vite nga rrënojat që e goditën 20 vjet rresht Kosovën në planin ekonomik qeveria e Albinit Kosovën po e ngrit. Rrogat, pensionet, çerdhet, shkollat, studentët po marrin para për nevojat e tyre më shumë se 20 vite resht që kanë marrë nga qeveritë e kaluara, aq sa edhe ndërtesa po ndërton ku çiftet e reja do të kenë ku të kenë vendbanimin e tyre të ri. 

Në planin ndërkombëtarë kemi një përfaqësim dinjitoz e jo të nëpërkëmbur.
Në planin e drejtësisë, shohim çdo ditë lajme se si drejtësia dhe ligji vihen në përdorim duke kapur keqpërdoruesit dhe dëmtuesit e shtetit dhe duke i nxjerr para gjykatave.
Në planin e brendshëm kriminaliteti bie, azganllëku bie, rendi dhe qetësia janë evidente. 

Në planin e bisedimeve me Serbinë, nuk dua të shprehem arrogant, por të gjithë kundërshtarëve si brenda si jashtë “ua ka tharë pështymën në gojë”, doli fitues kurse ne krenohemi me fitoret që po korr sepse janë edhe fitore tonat.

Albini e ka një armatë të madhe popullore në krah (në krah jo pas), sepse ajo armatë e dinë se lideri i tyri është i drejtë, parimor dhe nuk është i gatshëm të bën pazare në dëm të shtetit që e udhëheqë, prandaj në çdo koment kemi apeluar RINI TË QETË SE E KEMI ALBININ NEGOCIUES, më mirë se ai askush nuk dinë se si të vepron në tavolinën e bisedimeve. 

Me këtë rast e përshëndesim edhe politikën parimore dhe tepër të guximshme të presidentes së Kosovës zonjë Vjosa Osmani, kabinetin e saj e cila së bashku me Albin Kurtin dhe qeverinë e tij bëjnë një elitë politikanësh për admirim, sidomos në arenën ndërkombëtare. 

Nuk jam njohës i mirë i planit të Ahtisarit, sa kohë vlen ai plan (?) por as ai plan nuk është Kuran, mund të ndryshon dhe për këtë seriozisht duhet të merren të zgjedhurit e Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Të ngritët nismë për ndryshimin e tij, vetëm kështu e vërtetojmë se kemi shtetin tonë dhe në shtetin tonë jemi ne që i bëjmë ligjet.

Jemi krenar që kemi njerëz të shkolluar që na përfaqësojnë.