Kostadinovska-Stojçevska dhe ministrja malazeze Vllaoviq do të nënshkruajnë program dhe do ta hapin ekspozitën e Lubardës në Shkup
Shkup, 1 mars – Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot do të realizojë takim bilateral me ministren e Kulturës dhe Mediumeve të Malit të Zi, Masha Vllaoviq, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Në kuadër të vizitës, është planifikuar të nënshkruhet Programi i ri për bashkëpunim në sferën e kulturës për periudhën mes viteve 2023 – 2026.
Kostadinovska-Stojçevska dhe Vllaoviq sonte në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup do ta hapin ekspozitën e veprave të artistit Petar Lubarda, një pej piktorëve mët ë shquar në territorin e ish-Jugosllavisë nga gjysma e dytë e shekullit 20.

