TikToku nën hetim
Rregullatorët kanadezë të mbrojtjes së privatësisë kanë nisur një hetim ndaj TikTokut mbi mbledhjen e tij të të dhënave të përdoruesve.
Platforma e ndarjes së videove, në pronësi të gjigantit kinez ByteDance, është vënë nën shqyrtim për shqetësimet se i jep informacione Pekinit.
Masa e Kanadasë vjen pasi stafi i Komisionit Evropian u urdhërua të heqë aplikacionin për të “mbrojtur” institucionin.
TikTok tha se privatësia është “një përparësi kryesore”, raportoi BBC.
Hetimi synon të përcaktojë “nëse praktikat e organizatës janë në përputhje me legjislacionin kanadez të privatësisë”.
Rregullatorët e privatësisë thanë se shumë përdorues të TikTokut janë më të rinj dhe se ka një “rëndësi më të madhe të mbrojtjes së privatësisë së fëmijëve”.

