Kujtohet shkrimtari Petro Marko/ E bija rrëfen vuajtjet dhe pengjet e të atit
Petro Marko i njohur si shkrimtar i brezit të humbur është kujtuar në 110-vjetorin e tij të lindjes.
Mes mesazheve të lëna përmes rreshtash, e bija e vë theksin tek vlerësimet e munguara për shkrimtarin.
Ndonëse fjala e lirë shpesh iu mohua, Petro Marko guxoi të shkruante duke ruajtur me fanatizëm dinjitetin e krijuesit dhe të njeriut, pa e ndryshuar realitetin e kohës.
Kontributi i madh që Petro Marko ka lënë në letërsinë shqipe, ka bërë që viti 2023 t’i dedikohet shkrimtarit dhe veprave të tij.

