Sot shfaqja “Lufta e gruas” në Teatrin ‘Adriana’
Në këtë tekst (zhanër komedi), i është dhënë roli kryesor një personazhi femër( Liza). Sot, rolet e personazheve femra janë të mangët në shumë shfaqje dhe kanë role dytësore. Pra, është e vështirë të hasësh një rol kryesor femër në artin skenik. Përmes personazhit “Liza” vihet në pah : zgjuarsia e femrës, dinakëria dhe ana kreative; është gërmuar vetëm pak në botën e femrës…
Sinopsisi:
Antonio, i cili mbanë një shumë parash të grabitura nga një hajn,i cili ia ka dorëzuar paratë atij, dhe e vuan dënimin me burg. Antonio bashkëjeton me psikologen Liza, dhe punon në ordinancën e saj. Hajni lirohet nga burgu dhe shkon për t’ i kërkuar paratë, por Liza e mashtron kinse burri i saj vuan nga Kanceri dhe ka jetë edhe dy muaj. Hajni mashtrohet se burri i Lizes – Antonio, vërtetë ka jetë edhe dy muaj, ai, po ashtu mashtrohet dhe joshet nga Liza, posa del nga ordinanca ai vritet. Vrasësi është enigmë. Se si zhvillohen ngjarjet tutje, mbetet të zbulohen në premierë.

