Sonte koncerti “Gajret” në Filarmoninë e Shkupit
Orkestra e Filarmonisë në mbrëmje do të mbajë Koncertin me titull “Gajret” në të cilin do të interpretoj prekusionistja Mojca Sedeu dhe të ftuarit nga Turqia – Burdzu Karadag (nei) dhe Aykut Koselerli (perkusione) do të performojnë si solistë.
Siç informojnë nga Filarmonia, dirigjent është Lubnan Baalbaki, ndërsa programi përfshin Koncertin në dy kohë për solist ne instrumente më të goditur dhe orkestër të Lubomir Brangjolica. Koncertin për nei dhe orkestrën “Hezafren” OP 39 nga Fazil Say dhe Simfoninë numër 8 të Antonin Dvořák.
Lubomir Brangjolica është një figurë unike në skenën muzikore maqedonase në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. Vepra e tij krijuese jashtëzakonisht e pasur përfshin opera dhe balet, muzikë dhome dhe korale, si dhe këngë popullore. Fazil Say është një pianist dhe kompozitor i jashtëzakonshëm turk, i cili ka performuar aktivisht në skenën muzikore botërore për më shumë se 25 vjet, dhe Antonin Dvořák (1841 – 1904) është një nga kompozitorët më të rëndësishëm të romantizmit muzikor.
Lubnan Baalbaki ka lindur në vitin 1981 në Bejrut dhe është dirigjenti më i ri i rregullt në Orkestrën Filarmonike Libaneze. Mojca Sedeu është anëtare e përhershme e Filarmonisë që nga viti 1994, ndërsa nga viti 1998 është profesoreshë në Fakultetin e Muzikës në Shkup, si dhe jep mësim në fakultetet shtetërore të arteve në Prishtinë dhe Tetovë. Është themeluese e ansamblit të goditjeve “Sonant” në vitin 1998. Burcu Karadag ka lindur në Stamboll, ku u diplomua në Konservatorin Shtetëror të Muzikës, ndërsa Aykut Koselerli lindi në Ankara në 1985 dhe u diplomua në Fakultetin e Muzikës dhe Arteve Skenike të Universitetit Bilken.

