Përsëri anulohet zgjedhja e shefave të Prokurorive të Larta në Shkup e Gostivar, Jovevski gjendet në spital

Shkup, 21 nëntor – Këshilli për Prokurorë Publikë, sot në vazhdim të seancës së 70-të, për shkak të mungesës së kuorumit për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të dy prokurorive publike më të larta dhe pesë prokurorive themelore, caktoi ushtrues detyre deri në krijimin e kushteve për zgjedhje.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, në fillim të seancës së sotme sqaroi se për shkak të mungesës së Lubomir Jovevskit, nuk i kanë kushtet për zgjedhjen e kryetarëve të Prokurorisë së Lartë Publike – Shkup dhe Gostivar, por për shkak të vendeve të lira të caktojnë ushtrues detyre prokurorë publikë themelorë.

Prokurori publik republikan Lubomir Jovevski, nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Ministrisë së Drejtësisë, pasi siç ka sqaruar kryetari i Këshillit, gjendja e tij është përkeqësuar dhe nga e premtja është mbajtur për trajtim spitalor.

Këshilli i PP-së në seancën e sotme të shtatëdhjetë i zgjodhi Mustafa Hajrullahin për ushtrues detyre të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup dhe Vjollca Omazin për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike të Gostivarit, si dhe ushtrues detyre të PTHP të Manastirit, PTHP Veles, PTHP Gostivar, PTHP Kavadar dhe PTHP Kumanovë.

Në rendin e ditës të seancës së 70-të të Këshillit të Prokurorëve Publik, ishte edhe vendimi për shpalljen e konkursit për katër prokurorë publikë në PTHP-NKOK, por sërish u anulua. Në seancën e sotme, Këshilli i PP-së propozoi edhe prokurorin publik Besir Aliu për anëtar të bordit drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, në vend të Islam Abazit, i cili u tërhoq.