Forumi “50 vjet Konventë e trashëgimisë botërore të UNESKO-s”

Shkup, 17 nëntor – IKOMOS Maqedoni sot organizon forum onlajn ndërkombëtar “50 vjet Konventë e trashëgimisë botërore të UNESKO-s: Standardet ndërkombëtare në kontekst kombëtar”.

Forumi mbahet me rastin e 50-vjetorit nga miratimi i Konventës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore të UNESKO-s, me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës.

IKOMOS Maqedoni, si pjesë e Këshillit ndërkombëtar për monumentet dhe vendndodhjet – IKOMOS, i cili është organ këshillues i UNESKO-s pikërisht për zbatimin e kësaj konvente, i bashkohet festimit të 50 vjetorit të saj, duke shtruar një sërë pyetjesh për diskutim dhe debat: me çfarë sfidash përballemi në zbatimin e legjislacionit vendas dhe ndërkombëtar, kur bëhet fjalë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore me rëndësi globale dhe a kemi burimet dhe kapacitetet e nevojshme për t’u përballuar me këtë sfidë?

Në forum do të marrin pjesë profesionistë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga institucionet dhe organizatat shtetërore kompetente dhe ndërkombëtare, të cilët do të flasin për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe situatën me zbatimin e kësaj konvente në vend.