BimBimma thotë se identitetin e label-it “PINT” e krijoi ai

BimBimma është njëri nga reperet e suksesshëm që ka skena shqiptare.

Reperi gjithashtu është autor i shumë këngëve të njohura.

Së fundi për karrierën dhe jetën e tij, ai foli në emisionin “Barber Shok”.

BimBimma tregoi se ishte ai ideatori i krijimit të label-it PINT.

Krejt kjo ndodhi gjatë një loje me pesë fotografi, ku në një moment, atij iu shfaq logoja e label-it PINT, e cila simbolizon specin e kuq.

Nga 1 deri në 5, ai e vlerësoi me 2 rëndësinë e kësaj fotografie në jetën e tij, ani pse tha se ka qenë krijuesi i konceptit dhe vizionit të atij label-i.

“E vlerësoj me dy, sepse dy kishin qenë ashtu-kështu edhe pse këtë logo unë e kam bërë – logon, konceptin, vizionin. Vizioni që unë e kam pasur tash nuk ekziston, pak rëndësi ka.”, u shpreh BimBimma në “Barber Shok”.

Ndryshe, pjesëatarë të label-it PINT janë MC Kresha dhe Lyrical Son.