Qendër e re diagnostike me rezonancë magnetike në SPQ “8-të Shtatori”
Shkup, 10 nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot do të vizitojnë Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me rastin e hapjes së qendrës së re diagnostikuese të pajisur me aparate për rezonancë magnetike, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Në këtë ngjarje, përveç Kovaçevskit dhe Saliut, do të marrin pjesë edhe drejtori i SPQ “8 Shtatori” Hristijan Kostov dhe ambasadori i Italisë në vend Andrea Silvestri.
Pajisjet janë furnizuar në kuadër të Programit për racionalizimin e menaxhimit dhe modernizimin e teknologjisë biomjekësore në sektorin e shëndetësisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Italisë.

