Pa energji elektrike një pjesë e konsumatorëve në Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Saraj

Shkup, 8 nëntor – Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin elektroshpërndarës të EVN Maqedoni, sot pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të komunave të Gazi Babës, Gjorçe Petrovit dhe Sarajit.

“Në kohë prej orës 04:00 – 15:00 me ndërprerjen e energjisë elektrike do të jenë objektet e “Vivaksit”, “Elektroelement”, “Elektrometal” dhe “Lek” në komunën e Gazi Babës, prej orës 09:00 – 14:00 një pjesë e rr. “Armata e Kuqe”, objekti i brigadës së zjarrfikësve në Gjorçe Petrov, objektet rreth parkut në Gjorçe Petrov dhe objekti i marketit “Tineks” në komunën e Gjorçe Petrovit) dhe në kohën prej orës 09:30 – 14:30 konsumatorët e fshatrave Gllumovë, Shishevë, Matkë e Epërme dhe objekti i Muzeut të Matkës në komunën e Sarajit”, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza.