Rrufetë e brengës

Nga Faik Mustafa

Termi epigram njihet që nga kohët antike dhe është i përafërt me epigrafin( mbishkrim varri), por me kalimin e shekujve nga epigramet antike të Kalimakut, erotike të Katulit, satirike të Marcijalit dhe të Lesingut, ky lloj shkrimi ndryshoi në krijim letrar në vargje. Ky tip i ri epigrami e karakterizon krijimtarinë letrare të Faik Mustafës, gazetarit e krijuesit të epigramit, një tetovar, që jetën ia kushtoi lirisë dhe mendimit të lirë.

I botoi librat: BACALOKU, VARGJE TË SERTA, BRITMA TË BUTA, në 2012 botoi epigramet : PËSHPËRIMA TË ËMBLA, 100 VITE PA SHQIPËRINË, , në 2013 botoi SHEMBJA E ËNDRRËS, në 2014 DERGJA E SHPRESËS, dhe MOS, në 2015 URIA E LAKMISË, në 2016 VRAPI PAS VETVETES dhe RRUFETË E BRENGËS.

Letërsia shqipe sado pak ka një zbrazëtirë të formave të përmasave të ndryshme të paraqitjes së anëve pozitive dhe negative të jetës.

Sa kënaqësi ishte për mua , të dhuroj një libër e të pranoj nëntë. Edhe më tepër , unë tetovarja pak e dija këtë publicist e artist të fjalës së shkruar, epigramesh , të shquar të Tetovës. Aq e shkëputur kam qenë? Shumë e kam ndjekë shtypin, radion e televizionin, kam lexuar e tani vonë zbuloj një shigjetues të mangësive tona të përditshme, tetovarin, gazetarin e epigraf shkruesin, zotëri Faik Mustafën, për dobësitë njerëzore që përsëriten , e paraqesin shumë mangësi të ndryshme të natyrës njerëzore.

Epigramet janë goditje të drejtpërdrejta të veseve dhe ligësive të njerëzve, shoqërisë paçka edhe të shtetit . Në tehun e krijuesit Faik Mustafës, janë, politika kulturore ose kultura politike, që nënkupton përmbysjen shoqërore që bëjnë politikanët kombit dhe shtetit. Autori ia ve syrin veseve të këqija njerëzore, lakmisë, që e lindin zilinë, e kjo urrejtjen , mashtrimin, gënjeshtrën , mburjen, paditurinë, hipokrizinë hajninë, interesin që e sjell individin deri në krim.

“MBUROJË E SHQIPES

Pa rafshin e Pollogut ndër shekuj

Gjuha shqipe n’ këto troje do të ishte shuar

Me qëndresë Herkuli

N’ luftë me të huaj

Të gjitha vështirsitë janë përballuar…”

Ai nis duke e përshkruar qytetin e vet të lindjes Tetovën

:” Sa shumë borxh të kemi Tetovë kreshnike…” Ai i drejtohet qytetit me frikë se nuk do të arrijë t’i mbajë premtimet, sepse në vend të bereqetit , autori thotë :” kalbësirë fituam” e s’di kë ta akuzojë?!

Vazhdon me Shkupin që thotë : “Përditë e më shumë Shkupi sllavizohet

Ikonat kryqet manastiret lulëzojnë…”..

Epigramet e zoti Faik Mustafës janë aq të fuqishme, dhe nuk e godisin vetëm të keqen e njeriut, por edhe e ngrit , e lëvdon, e përkujton me pietet, njerëzit, hero, atdhetarët dhe poetët, ato që janë krenaria e kombit, epigrame kushtuar veprimtarëve të shquar shqiptarë , si Adem Jasharit(ai derdhi tërë mundin për atdhenë për të cilin ra fli), Isa Boletinin e quan ..i paepur luftëtar..s’dinte ç’është frika..ishte në Vlorë kur u shpall pavarësia, për Mark Krasniqin thotë…mbeti i pathyer, jetoi vertikal, edhe kur prangat ia gjakosnin trupin…vdekjen e pranonte por turpin jo kurrë , për pr. Muhedin Hadrin thot se ka valuar si flamur ndër gjenerata që artin e përdorte si armë,

Dëshmorëve Jusufi, Bardhoshi,Kadriu,, Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit Jusuf Gërvallës, shokëve të idealit, Arbër Xhaferit, Agim Gjakovës, Ali Podrimës, Zeqir Gërvallës,shokëve të vet të burgut, të idealit etj.

Epigrame për njerëzit që kanë lënë gjurmë të heroizmit, të atdhedashurisë , të sakrificave, të rrëzimeve e ngritjeve, të fitoreve e dështimeve, zotëri Faik Mustafa, nuk i harron ato që nuk janë shlyer e janë gravuar në kujtesën tonë me vepra e gjak, për ato që kanë hyrë në histori.

Epigrame ka shënuar për njerëzit dyfëtyrësh, që si hije të përcjellin të buzëqeshur e pas shpine ngrenë kurthe, për liderët thotë se paraqiten si diell që lugën me mjaltë n’gojë ta bëjnë helm, për mjekrat me fëtyra të bukura që nën lëkurën e t’shejtit veprojnë si lubia, ai thotë më tutje se për plagë arna s’ ka, për luftëtarët që jetuan si bura e vdiqën të ngratë.

Faik Mustafa mendon se injoranca është gjëja më e hidhur, për njerëzit e “klonuar” për analistët që i quan banalistë, për puthadorët që zgërdhihen e aktrojnë, për interesxhinjtë që s’ njohin as fe as ngjyrë as komb..

Faik Mustafa në çdo libër me epigrame shënon një padrejtësi, një shtirje , një egoizëm e hipokrizi, një lëvdatë para e sharje pas shpine, një miqësi për interes e jo për zemër…e sa më shumë t’i lexosh këto epigrame, aq më tepër i mbushet njeriu mendja se ne jetojmë këtu, në këtë vend, në këtë botë e…a duhet vrapuar , luftuar, kërkuar në birën e gjylpanës humanizmin? mirësinë? demokracinë?

“NOTAT NË PAZAR

Prej kur notat i qita në pazar

Tungjatjeta i thashë varfërisë

Gjithçka tash më vete mbarë

Parimorët i lashë n’ bri t’dhisë”.

Shumë ka të shkruhet për këtë krijues aq të aftë e të goditur epigramesh, prandaj do ta përfundoj me një epigram të shkruar nga autori, drejtuar ne lexuesëve të devotshëm:

“Jetoj e vuaj me ju, ajo më mban në jetë

Rebel i përjetshëm për të mbrojtur të drejtën , lirinë

Pickoj godas, ju bëj të qeshni, të ndiheni lehtë

I bindur se t’ bashkuar errësirën e shqyejmë”

( Autori dhe lexuesi).

Falenderoj për këto thënie aq me rend e vend, zotëri Faik Mustafa!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02eZfZbLDU7DMZ675i1C1aFkmeDCtG6qvs96jBLnU6VRs9sBDUqNLmdjkqskJKJW1Bl&id=100008924659185