Ndërroi jetë aktori Marin Babiq
Mbrëmë në Shkup, pas një sëmundjeje të shkurtë dhe të rëndë, në moshën 74-vjeçare ndërroi jetë doajeni i aktrimit maqedonas, Marin Babiq (1947 – 2022).
Në vitin 1971 diplomoi në Akademinë e teatrit në Sofje dhe të njejtin vit bëhet pjesë e Teatrit të dramës – Shkup, ku i kaloi tërë vitet e punës. Do të mbahet mend për rolet e shumta dhe të rëndësishme jo vetëm në shtëpinë e tij amë, por edhe në teatro dhe projekte të tjera.
Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit në Prilep më 18 tetor (e martë).

