Moti sot
Shkup, 15 tetor – Në orët e paradites do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 15 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm me mjegull paradite derisa gjatë ditës do të jetë me diell. Temperatura minimale do të arrijë deri në 9 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale deri në 19 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të mbajë mot i qëndrueshëm me rritje të temperaturës ditore, ndërsa nga e hëna temperatura e mëngjesit do të bjerë nën zero.

