Arjola Demiri zbulon për herë të parë se çfarë ndodhi me shtëpinë që ju dhurua në Big Brother VIP

Që pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Arjola Demiri i ka shmangur intervistat dhe daljet televizive, përvec “Portokallisë” sigurisht, teksa pak ose aspak dihet për jetën e saj post-reality show. Sot e ftuar në emisionin “Pardon my French”, aktorja e njohur ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë pas mbarimit të programit, si e ka përjetuar periudhën kaotike pas tij dhe mbi të gjitha, nëse e mori shtëpinë e famshme që ju dhurua ndërkohë që ishte si konkurente në BBV.

Fillimisht ajo ka dhënë arsyen pse ka evituar të flasë për atë eksperiencë gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa ka bërë edhe një analizë të vetes:

“Në fakt e kam evituar pjesën që të flas për “Big Brother”, kam evituar edhe shumë intervista sepse ajo ishte një eksperiencë në ato kushte dhe rrethanat ishin ato që ishin brenda dhe kur del jshtë më pas është e kotë të analizosh dhe të thuash që do ta kisha bërë këtë apo atë. Një gjë është e sigurt, pas analizës që unë kam bërë për të gjithë atë që ndodhi aty, sigurisht që kam pa..