Në Tetovë debat për gjurmët e këngës së vjetër qytetare të popujve ballkanikë
Shkup, 7 tetor – Në kuadër të festivalit të këngës së vjetër të qytetit “Teuta”, sot në Tetovë u mbajt manifestimi shkencor dhe muzikor “Në ndjekje të gjurmëve të këngës së vjetër qytetare të popujve ballkanikë”.
Profesorët pjesëmarrës të muzikës prezantuan punimet e tyre shkencore lidhur me muzikën e qytetit të vjetër, i cili u pasua me një debat. Krahas kësaj muzike performuan disa grupe muzikore.
“Ideja është që të kemi një manifestim ku shkencëtarët nga Ballkani do të përcjellin njohuritë e tyre për këngën e qytetit të vjetër në vende të ndryshme. Përmes punimit tim personalisht sqaroj se kush janë ata subjekte të rëndësishme në edukimin e këngës së qytetit të vjetër, pas Luftës së Dytë Botërore në territorin e Maqedonisë. Këta janë institucionet, KUD, individë, media, të gjithë ata që kanë ndihmuar në ruajtjen e këtyre këngëve deri më sot. Kemi mijëra shembuj njerëzish që kanë lënë gjurmë me këngët e tyre, në thelb këngët e qytetit kanë karakteristikë nostalgjinë. Nostalgji për rrugicën, për tregun, për shkollën, për dashurinë, tha Bekim Ramadani.
Profesorja e pianos, Sonja Andonov, prezantoi rolin dhe rëndësinë e Giçe Berberotit në edukimin e këngës së vjetër të qytetit në Tetovë. Ajo theksoi se ndonëse ishte berber në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, si një nga të paktët me shkrim-lexim muzikor, ai ndihmoi shumë të tjerë që t’i binin një instrumenti dhe kështu t’i transmetonin këngët e vjetra të qytetit te brezat e ardhshëm.
Në këtë aktivitet performuan Trio Sherbet, grupi i femrave Teuta, vokalistët Mensur Abazi dhe Leutrim Zejnulahu dhe Zef Çoba

