Sela rrezikoi jetën e tij për të mbrojtur të drejtën dhe Demokracinë / Dorëheqja e tij burrnore

Shkruan Ramadan Idrizi

Dorëheqja e z.Selës nga partia si duket gëzoj shumë kundërshtarë të frymës Demokratike ne RVM a posaçërisht ata të cilët janë të pagur nga shërbimet anti Shqiptar ne Ballkan.

Z.Sela nuk ka humbur se ka dhëne dorëheqje te parevokueshme, por kanë humbur Shqiptarët në Maqedoni një zë ndryshe nga ata që janë në pushtet dhe jetojnë në kurriz të Shqiptarëve dhe rinisë e cila u largua për një jetë me të rehatshme dhe më të sigurt.

Nuk ka njerëz pa gabime ndoshta edhe z.Sela gaboj diku por jo për interesa të veta. Ai mundeshte të jetë një ministër apo ambasador në ndonjë shtet poqëse do të ishte servil i pozitës, por ai atë nuk e bëri dhe vendosi të tërhiqet nga politika që të mbroje nderin e vet dhe të Familjes, siç e bëri më parë edhe z.Rufi Osmani.

Nuk humbi as z.Osmani dhe as që do humb z.Sela. Ne jemi ata që do humbasim më së shumti, rinia do na ikë jashtë nuk do kemi votues opozitarë, do jemi vet ata të mjerë që nuk kanë ku të shkojnë dhe punësohen në Administratë dhe të janë votuesit e pushtetit.

Z.Sela nuk kishte si të veproj ndryshe që nga fillimi dinjitoz ndejti për të mbrojtur të drejtën dhe Demokracinë, por e kotë e pagoi shumë shtrenjtë, një herë në Kuvend, ku me idenë e ndryshime thuajse e pagoi me jetë, dhe tash me largim nga Politika.

Në kuvend ata që ishin të informuar nga shërbimet sekrete nuk ishin prezent në sallë ndërsa z.Sela po dhe pak mungonte ta paguaj prezencën më jetën e vet edhe pse ai kontribuoj në ndryshimin e qeverisë së atëhershme në IJRM.

Pra siç thash me lartë Z.Sela do të gjejë rahati në gjirin familjarë dhe profesionin e vetë. Humbësit jemi ne gjithë Shqiptarët në RMV.