Orkestra kamertale “Profundus” sonte në “Verën e Ohrit”
Orkestra kamertale “Profundis” nga Shkupi me violinistët Anna Kondratenko dhe Vladimir Kostov nën dirigjim të Gjurgjica Dashiqit do të performojë sonte në kishën “Sveta Sofia” në kuadër të Festivalit “Vera e Ohrit”.
Orkestra kamertale “Profundis”, siç informoi institucioni kombëtar “Vera e Ohrit”, është një përbërje “e re” artistike, e cila ekziston prej tre vitesh dhe synon promovimin e cilësisë dhe veçantisë së shprehjes me theks të veçantë në origjinalitetin e të gjitha shfaqjeve koncertale. Në të anëtarë janë instrumentistë maqedonas të cilët janë pjesë e dy orkestrave profesionale, Operës dhe Baletit Kombëtar dhe Filarmonisë Kombëtare.
Krenaria e “Profundis”-it, sipas informacionit paraqet një realizim të koncertit gjithë natës në nder të Arvo Pertit – njërit prej kompozitorëve më të shquar bashkëkohor i mbështetur nga Ambasada e Estonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Orkestra performoi në Itali me një mini-turne me koncerte në Sorento dhe Peruxha dhe bashkëpunime me pianistin e shquar italian Mauricio Mastrini, kitaristin Daniele Ajelo dhe dirigjentin Paolo Shibilja.

