Dhjetëra mijë shfrytëzues pa qasje në Tuiter

Së paku dhjetëra mijë shfrytëzues në mbarë botën sot pasdite nuk mundën të kyçen në rrjetin social Tuiter, lajmëroi Skaj njus.

Gjatë tentimit për t’u kyçur, faqja tregonte shenjë për gabim dhe kërkonte nga shfrytëzuesit të tentojnë sërish.

Kjo është ndërprerja e parë e madhe e Tuiterit pas problemeve në SHBA në shkurt, për shkak të gabimit teknik.

Më 4 tetor 2021, Fejsbuk, Instagram dhe Whatsup nuk kishin qasje në një periudhë kohore prej gjashtë deri shtatë orëve, përkujton mediumi britanik.

mediumet komentojnë se nuk dihet nëse pengesa e sotme është e lidhur me anulimin e Ilon Maskut për ta blerë Tuiterin.

Të shtunën, Mask u tërhoq nga marrëveshja për ta marrë Tuiterin për 44 miliardë dollarë.