Rusia po e bën Europën koloni të vetë

Shkruan, Ramadan Idrizi

Ukraina një shtet i dalur nga Bashkimi Sovjetik tash e 30 vite mundohet të konsolidoj demokracinë dhe të vendos vendin në linje me shtetet me tregti të lirë dhe liri të lëvizjes dhe shprehjes.

Ukrainasit shumë punuan në atë drejtim dhe patën shumë lëvizje në shoqëri duke ndryshuar qeverinë disa herë që përfundimisht të ndahen nga politika Ruse. Dekadën e fundit në shumë takime me lider të Bashkimit Europian e Amerikan morën garancion që të vihen përballe ushtrise Ruse duke menduar se kanë mbeshtetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Europian.

Por si duket kanë gabuar se mbështjetja e premtuar nuk ka asgjë, vetëm me sanksione ekonomike popullit të Ukrainës nuk i ndihmohet asgjë.

Sanksionet ekonomike nuk japin rezulltatin e duhër shpejt dhe në këtë mënyrë siç vepron Bashkimi Europian i cili heziton të vendos në praktik sanksionet siç është Gjermania dhe shumë shtete tjera Rusia nuk zbrapset nga qëllimet kolonialiste.

Rusia në krye me Putinin dëshiron që në një të ardhme më të afërt e gjithë Europa të jetë në mëshirën e Rusise e mvarur nga burimet natyrore dhe bujqësore të Rusisë.

Vitet e fundit çdo takim i përfaqësuesve të Ukrainës me zyrtaret e lartë të SHBA-së dhe BE-së me entuziazmin më të madhë e mbeshtetnin Ukrainën për rrugën e saj drejt NATO’s dhe anëtarsimin në Bashkimin Europian. Me mos veprimin e NATOS në këtë krizë ushtaraka edhe NATO-ja e humb kredibilitetit si fuqi me e madhe ushtarake në Botë.