Takim Boçvarski – Pavllova: Fokusi i bisedës ndërtimi i hekurudhës drejt Republikës së Bullgarisë

Shkup, 8 mars – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe nënkryetarja e Bankës investuese evropiane, Liljana Pavllova në takimin e sotëm të punës biseduan për investimet në infrastrukturën hekurudhore, me fokus në ndërtimin e Korridorit 8 drejt Republikës së Bullgarisë.

Boçvarski, siç kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, i prezantoi planet investuese për ndërtim të Korridorit hekurudhor 8, konkretisht aksit Kriva Pallankë – Deve Bair, si një nga prioritetet e shtetit.

“Posaçërisht më vjen mirë që e realizuam këtë takim me Liljana Pavllovën, nënkryetare e Bankës investuese evropiane. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka bashkëpunim të ngushtë me këtë bankë në financim të projekteve nga sfera komunale në të gjitha komunat e shtetit”, theksoi ministri Boçvarski.

Takimi i sotëm, siç shton, ishte në fokus të financimit të ndërtimit të aksit të tretë të hekurudhës Republika e Bullgarisë, në shtrirjen nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i NP HRMV Infrastruktura, Hari Lokvenec, i cili i prezantoi planet zhvillimore për ndërtim të infrastrukturës hekurudhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, siç ceket në kumtesë, të dy palët bashkarisht e konfirmuan  bashkëpunimin aktiv me mundësi për t’u vazhduar në periudhën në vijim.