Ekspozitë “Gruaja shtyllë e shoqërisë” në komunën e Çairit
Shkup, 8 mars – Sot në komunën e Çairit u hap ekspozitë me temë “Gruaja shtyllë e shoqërisë”. Ekspozita u përgatit nga nxënës të moshave të ndryshme të shkollave fillore si dhe nga kopshtet komunale, informon Zhurnal.
Ekspozita u përcoll nga kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, së bashku me deputeten Merita Koxhaxhiku dhe drejtoreshat edukativo arsimore në këtë komunë.
Kryetari Ganiu theksoi se është shumë me rëndësi që shembulli se sa i fuqishëm është roli e gruas në shoqëri duhet të jepet që nga mosha më e vogël, gjegjësisht nga kopshtet dhe shkollat fillore.

