MM është e hapur për bashkëpunim me studentët, vazhdon bashkëpunimi me Universitetin e FON

Shkup, 4 mars – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në profilin e saj në Fejsbuk ka publikuar se Ministria e Mbrojtjes është e hapur për bashkëpunim me studentët.

Informoi se vazhdon bashkëpunimi me Universitetin Amerikan të Evropës – FON në bazë të Memorandumit të nënshkruar nga të dyja institucionet.

“Qëllimi ynë është që t’u mundësojmë studentëve të fitojnë aftësi praktike që do të ndihmojnë në ndërtimin e karrierës së tyre profesionale”, njoftoi ministrja Petrovska në Fejsbuk.