Thirrje e dytë e hapur për rezidenca për autorë dhe përkthyes nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Turqia

Shkup, 2 mars – Në kuadër të projektit rajonal “Rrjeti Rajonal për Diversitetin Kulturor – (READ)” mbështetur nga Bashkimi Evropian, është hapur thirrja për rezidenca për autorë dhe përkthyes nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Turqia.

Rrjeti Rajonal për Diversitetin Kulturor (READ) është një projekt rajonal kulturor katër-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Goethe-Institut në Shkup së bashku me organizatat partnere: Qendra për Bashkëpunimi Ballkanik – Loja (Maqedonia e Veriut), Instituti I Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Shoqata kulturore – Kalem (Turqi), Krokodil (Serbi), Qendra Multimedia (Kosovë). Projekti i kontribuon pajtimit dhe tolerancës ndërkulturore duke hapur kanale të reja të komunikimi nga shoqëritë e pavarura kulturore, duke u ofruar atyre mundësi rrjetëzimi larg skenës politike. Projekti synon të promovojë aftësitë ndërkulturore të leximit dhe vlerat demokratike përmes kulturës së leximit dhe trajtimit të veprave letrare të një cilësie të lartë.

Thirrja e hapur për program të rezidencës për shkrimtarë në kuadër të projektit READ ka për qëllim të shkëmbejë njohjen e shkrimtarëve, përkthyesve, dramaturgëve, poetëve dhe autorëve të romaneve grafike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Turqia me skenën letrare, artistike e kulturore të rajonit si dhe të mbështesë shkëmbimin e veprave letrare. Në të njëjtën kohë, audienca në këto vende do të ketë një mundësi unike për t’u njohur me këta autorë dhe veprat e tyre.

Autorët rezidentë do të priten nga organizatat partnere në 5 shtete. Secila prej organizatave partnere do të jetë nikoqire e 2 autorëve në vit dhe në këtë mënyrë 10 rezidenca autorësh janë planifikuar për vitin 2022. Secila rezidencë do të zgjasë 1 muaj.

Qëllimi është që artistëve t’u jepet mundësi për të zhvilluar një projekt për një kohë të caktuar si dhe të reflektojnë e konsolidojnë praktikën e tyre artistike në një kontekst specifik. Përparësi do t’u jepet ideve kreative si dhe veprave që trajtojnë tema bashkëkohore dhe relevante.

Rezidencat do të organizohen prej muajit maj deri në dhjetor të vitit 2022.

Pritet që autorët të kalojnë kohë produktive dhe përveç punës në projektin e tyre ata pritet të zhvillojnë një vepër të shkurtër (tekst, ese, poezi, tregim i shkurtër, artikull, roman grafik, etj.) që ndërlidhet me temën “Të bashkuar në shumëllojshmëri” në mënyrë që të japin një kontribut personal në pajtimin dhe tolerancën ndërkulturore. Ata poashtu pritet që të kontribuojnë në punëtori, japin prezantime (disa edhe të angazhohen në bibliotekën mobile), të marrin pjesë në festivalet e letërsisë dhe aktivitetet rrjetëzuese të projektit, të lexojnë në sesione publike leximi etj.

Ky programi i rezidencës përfshin: qëndrimin prej një muaji në një apartament të pajisur plotësisht, shpenzimet e udhëtimit të mbuluara (deri në 250 EUR), bursën në vlerë prej 1,350 EUR (bruto), pjesëmarrjen në festivalet letrare dhe në aktivitetet e projektit të destinuara për promovimin dhe krijimin e rrjeteve artistike, përkthimin e një teksti të krijuar gjatë qëndrimit në rezidencë në gjuhën lokale apo në atë angleze, mundësia e njohjes me skenën lokale letrare, prezantimi i autorit në mediat lokale si dhe para një publiku më të gjerë përmes kanaleve digjitale të organizatorëve të rezidencës.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 31 mars 2022. Aplikimi duhet të dorëzohet përmes platformës së aplikimit (https://rb.gy/d1zd7l)