Analizë: Vazhdon të luhet “vallja e rëndë” rreth Ukrainës, a do të “bien” daullet?

Shkup, 16 shkurt – Gëzim të mdh në mbarë Evropën nxiti njoftimi i Moskës zyrtare se ka filluar tërheqjen e trupave të saj nga kufiri me Ukrainën, duke shkaktuar një lehtësim të gërçit që po zgjat tani e disa muaj. U ngjall shpresa se racionalja ka fituar kundër iracionales dhe se ka marë fund rreziku nga fillimi i një konflikti, përmasat e të cilit mund të përfshinin mbarë Evropën e botën. Optimizmi u shpërnda me hov të madh në të gjitha lëmit, duke filluar nga mediumet e politika, e deri te ekonomia, duk reflektuar edhe në bursat botërore.

Për fat të keq optimizmi ishte afatshkurtër. Lajmet që pasuan krijojnë përshtypje se më tepër mund të bëhet fjalë për një ripozicionim, se sa për de-përshkallëzim të plotë të krizës. Vërejtjen i pari e ka tërhequr Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stltenberg.
Ai paralajmëroi dje, kurse e përsëriti edhe sot se pavarësisht që Rusia vazhdon të pretendojë se po tërheq më shumë trupa nga kufijtë me Ukrainën, nuk beson se ka ndodhur asnjë de-përshkallëzim.

“Përkundrazi, duket se Rusia po vazhdon vendosjen e saj ushtarake”, ka thënë Jens Stoltenberg, deri sa po fliste në një konferencë shtypi ndërsa ministrat e mbrojtjes të NATO-s po takohen në Bruksel.
Rusia ka lëvizur gjithmonë trupa përreth dhe kjo nuk do të thotë se ka pasur një tërheqje të plotë, tha ai.
Sipas mediumeve perëndimore numri i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës po vazhdon të rritet dhe një pushtim i plotë mund të nisë pa paralajmërim, vazhdoi ai.

Një sinjal pozitiv është përgjigja energjike e Sekretarit të NATO-s, I cili tha se kjo organizatë mbetet e gatshme për diskutim dhe një zgjidhje diplomatike, por është “e përgatitur për më të keqen”.
“Mesazhet e fundit mbi diplomacinë nga Rusia ofrojnë një terren për “optimizëm të kujdesshëm”, tha ai, por mbetet për t’u parë nëse Moska do të tërheqë ushtrinë e saj.

Të njëjtat shqetësime i ndan edhe Britania e Madhe. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace, paralajmëroi se pushtimi rus i Ukrainës është ende i mundur, pavarësisht njoftimit të Moskës për tërheqje të trupave.
Ëallace tha qartë se nuk ka prova të tërheqjes ruse, duke shtuar se vendosja e armatimit të rëndë dhe spitalet fushore tregojnë për një pushtim në shkallë të gjerë.

E në teren vërtetë nuk vërehen dëshmi të tërheqjes që pretendohet nga Kremlini. Në fakt, raportohet grumbullim i vazhdueshëm i spitaleve në terren dhe vendosjen e sistemeve strategjike të armëve si raketat Iskander. Kjo sjellje gjithsesi se është mjaft shqetësuese, shqetësm të cilin nuk e fsheh më perëndimi.
“Ne do t’i gjykojmë ata për veprimet e tyre dhe nëse do të krijojmë besim për të tentuar dhe për të zbutur këtë incident, ne duhet të sigurohemi që nuk do të grumbullojmë trupa në të njëjtën kohë, ndërsa kjo është ajo që ne shohim. Derisa të shohim de-përshkallëzimin e duhur, duhet të jemi të kujdesshëm”, thotë sekretari britanik i mbrojtjes me ton të kujdesit maksimal.

Kremlini e ka mohuar këtë, duke thënë se NATO-ja është “gabim” lidhur me vlerësimet e veta për zhvillimet e fundit. Mirëpo zotimet e Kremlinit nuk duken aq bindëse, gjykuar si nga lëvizjet ushtarake, poashtu edhe nga lëvizjet politike në Moskë. Të njëjtën ditë kur Rusia njoftoi tërheqjen e një pjese të trupave të saja nga kufiri me Ukrainën, në Dumën (ruse si asnjëherë më parë jehuan zërat e deputtëve që me shumicë kërkuan nga Putin të njohë pavarësinë e rajoneve ukrainase të pushtuara nga forcat proruse, siç janë Donbas (DNR) dhe Lluhansk (LNR).

Kjo si duket paralajmëron skenarin për të cilin Dojçe Vele ka shkruar që në fillim të këtij muaji. Sipas tij, duket se Kremlini po shqyrton përkohësisht një skenar në të cilin do të përdorte një pretekst të sajuar për të “marrë nën mbrojtjen ruse” të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskit (DNR dhe LNR) pa i njohur ato zyrtarisht. Këto entitete kukull në Ukrainën lindore u krijuan nga Moska në vitin 2014, të mbështetura nga ushtria ruse dhe u përdorën për të ushtruar presion mbi Kievin. Ky do të ishte një legalizim faktik i pranisë ushtarake ruse atje, por jo në mënyrë strikte një pushtim i ri.

Regjimi i Putinit ka nisur tashmë një fushatë propagandistike për të përgatitur opinionin publik rus dhe ndërkombëtar për një zhvillim të tillë. Parlamenti i Kremlinit, Duma e Shtetit, tashmë po bën thirrje për dërgesa armësh në Donetsk dhe Luhansk. Deputetët thonë gjithashtu se kanë filluar punën për një projekt-traktat që njeh LNR dhe DNR. Ndoshta ky është “kompromisi” që do ta kërkojë në fund Kremilini nga Perëndimi-ne tërhiqemi nga invazioni në Ukrainë, kurse ju duhet të pranoni anektimin e Krimesë dhe pavarësinë e Donbasit dhe Luhanskut. Fatmirësisht në Perëndim nuk ekziston disponim për të pranuar “kompromis” të tillë!///Zhurnal