Analizë: A do bjerë Putini në “dy gjunjë” në Ukrainë?

Shkup, 15 shkurt – Një nga fjalimet e famshme të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që mbahet mend tani e më shumë se një dekadë, është fjalimi i deputetit Ruzhdi Matoshi, asokohe në PDSH.
Duke polemizuar me deputetët e atëhershëm të opozitës maqedonase, Matoshi pat thënë se Kosova si shtet është një realitet që duhet të pranohet dhe nuk ka lojëra. Me këtë rast Matoshi e pat thënë fjalinë e famshme: “Putini ka rënë në dy gjunjë”, duke aluduar te deputetët maqedonas që ende kishin dilema rreth pavarësisë së Kosovës, të mos shpresojnë se Rusia mund ta pengojë krijimin e shtetit mëtë ri në kontinentin evropian, shkruan Zhurnal.

Ka kaluar shumë kohë nga kjo deklaratë dhe presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ende është prezent në skenën botërore. Për momentin ai është protagonisti kryesor në krizën që po preokupon mbarë botën, krizën e Ukrainës.
Putin deri tani me sukses i ka shpëtuar “profecisë” së deputetit Matoshi dhe ende nuk ka rënë në dy gjunj edhe pse, dorën në zemër, as pavarësinë e Kosovës nuk arriti ta pengojë. Mirëpo ai ka mbijetuar kriza dhe konflikte të mëdha si ai në Gjorgji, në Krime, në Ukrainën Lindore, Siri, e gjithandej ku janë të involvuara forcat ruse.

Por tani bëhet fjalë për diçka krejtësisht tjetër. Ukraina është një “front” ku invazioni eventual rus sipas gjitha gjasave do të rezultojë me përplasje direkte me NATO-n dhe SHBA-në, gjë që do të sillte globin buzë luftës së tretë botërore. Do të rezultonte me një konflikt në të cilin ose “Putini do bjerë në dy gjunj”, ose nëtë kundërtën Perëndimi do të mund të gjunjëzohej para tij.

Drejtësia është në anën e Ukrainës

Duke pasur parasysh kapacitetet ushtarake të dy anëve, por mbi të gjitha realitetin dhe drejtësinë lidhur me Ukrainën, shumë më i mundshëm duket varianti i parë, se sa variant i dytë.
Për këtë realitet, respektivisht për pasojat që do të kishte Rusia nga një konfrontim me SHBA-të dhe NATO-n në Ukrainë, si duket i vetëdijshëm është edhe kryediplomati rus, Sergej Llavrov.
Ai i ka sugjeruar Presidentit Putin që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike në përpjekjet e saj për të nxjerrë garancitë e sigurisë nga perëndimi.

Lavrov u takua me Putin të hënën dhe tha se Moska duhet të vazhdojë dialogun me perëndimin, edhe pse përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s nuk kanë qenë “të kënaqshme”.
I pyetur nga Putin nëse ka kuptim vazhdimi i përpjekjeve diplomatike, Lavrov u përgjigj se mundësitë për bisedime nuk ishin shterur dhe propozoi vazhdimin e negociatave. Sipas kolegut tim nga Moska, Andreë Roth, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov po merr trajtimin e gjatë në tryezë.

Mirëpo nga Moska vijnë mesazhe të ndryshme. Për shembull Vyacheslav Nikonov, nga komiteti i Dumës Shtetërore Ruse për çështjet ndërkombëtare ka deklaruar për BBC se nuk ka “asgjë të veçantë” në lidhje me stërvitjet ushtarake ruse pranë Ukrainës.
Ai këmbëngul: “Ushtrimet ruse janë standarde, të rregullta dhe nuk ka asgjë të veçantë në të”.
I pyetur nëse kishte një paralele midis krizës tani dhe Luftës së Dytë Botërore, Nikonov, gjyshi i të cilit Vyacheslav Molotov ishte ministër i Jashtëm sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përfundoi Paktin Molotov-Ribbentrop me Gjermaninë naziste, thotë se afrimi i NATO-s me kufijtë rusë “duket shumë i njëjtë, si Hitleri, kështu na duket neve”.
Ai shton se Rusia nuk dëshiron një përsëritje të Luftës së Dytë Botërore dhe se “rusët nuk i fillojnë luftërat, rusët i mbarojnë luftërat”.

Presidenti Zelensky, ish komiku me rol kryesor në dramën me përmasa globale

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë të hënë ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë që të ndjekë qëllimin e tij për tu bashkuar me NATO-n. Ish aktori dhe komiku i njohur ukrainas, i cili habiti mbarë opinionin kur fitoi zgjedhjet presidenciale, me sukses të madh po e luan rolin jetësor në një dramë me përmasa botërore. Ai madje nuk shpreh frikë që e kërkon nevoja të kalojë edhe në zhanrin aksion.
Në momentin kur u paraqitën spekulime se përballë kanosjes ruse Ukraina mund të tërhiqet nga synimi për t’u bërë anëtare e NATO-s, Zelensky në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka theksuar se pavarësisht zemërimit të Rusisë dhe rezervave të disa vendeve perëndimore ato nuk do të ndalen.

“Sot, shumë liderë po lënë të kuptohet për Ukrainën se është e mundur të mos rrezikohet, të mos ngrihet vazhdimisht çështja e anëtarësimit të ardhshëm në aleancë, sepse këto rreziqe janë të lidhura me reagimin e Federatës Ruse. Mendoj se duhet të ecim në rrugën që kemi zgjedhur”, ka thënë Zelensky.

Pa marë parasysh skenarët e zhanreve të ndryshme që janë në opsion rreth Ukrainës, mbarë Evropa dhe bota dëshiron dhe po bën “tifo” që të mos ndodhë më e keqja, sepse epilogu i konfliktit do të ishte i paparashikueshëm dhe me përmasa të tragjedive më të mëdha që kanë ndodhur në historinë botërore. Për këtë arsye diplomacia ë nivelin më të lartë është mobilizuar dhe po punon “turbo” që në fund gjithçka të rezultojë si një film mjaft dramatik, por me “happy end”.///Zhurnal