Koment: Dezinformatat e mediumeve janë të rrezikshme, por të politikanëve edhe më të rrezikshme
Shkup, 11 shkurt – Dyzetë e tre për qind e të rinjve në Maqedoninë e Veriut konsiderojnë se mund të njohin dezinformatat, përderisa përqindja është pak më e vogël e atyre të cilët thonë se shumë mirë mund të njohin dezinformatat. Këtë e tregon hulumtimi nga publikimi “Informata kundër Dezinformata: Ndërtimi i rezistencës drejtë praktikave dezinformuese në rrethinën pas Kovidit në Maqedoninë e Veriut” e cila ishte zbatuar nga nëntori deri në dhjetor të vitit të kaluar.
E dhënë interesante është ajo që të gjithë të anketuarit kanë thënë se mund t’i njohin dezinformatat. Vërehet se të anketuarit më të mëdhenj munden më mirë të njohin dezinformatat për dallim të atyre të cilët janë në moshë prej 16 deri 20 vjet.
Gati të gjitha grupmoshat janë përgjigjur se hasin në lajme të rreme në nivel ditor, por te ata të cilët janë prej 16 deri 20 vjet numrat variojnë, ata kanë thënë se shumë më pak hasin në lajme të rreme në nivel ditor.
Sipas hulumtimit, 46.5 për qind konsiderojnë se dezinformatat gjenerojnë më së shumti për shkak të informimit të pamjaftueshëm ose paditurisë, 14,2 për qind e të anketuarve konsiderojnë se për shkak të “klik – bejt” ose për shkak të ndonjë biznesi, ndërsa 18,7 për qind konsiderojnë se janë politikisht të motivuar nga faktorët vendorë dhe një e pesta e të rinjve konsiderojnë se kanë të motivuar nga faktorë ndërkombëtarë.
Të dhënat nga publikimi, tregojnë se të rinjtë prej 16 deri 20 vjet më pak vizitojnë trajnime për arsimim mediatik, për dallim të të anketuarve më të mëdhenj, prej 31 deri 35 vjet ku përqindja është shumë më e lartë.
Dëmi i dezinformatave mediale vjen në shrehje posaçërisht edhe në kohë pandemie, siç kishim rastin këto dy vitet e fundit. Ësht fakt se ka shumë medium e gjysëm medium, që keqpërdorinlirinë dhe hapësirën e madhe që e ofron teknologjia, për të përhapur dezinformata. Nuk ka dyshim se në këtë drejtim duhet humë të punohet dhe përmirësohet. Mirëpo çdo tentim për të vështruar problmi njëtrajtshëm është i gabuar dhe i rrezikshëm. Pesë vitet e fundt kemi një trend të shtuar të organizatave joqeveritare për të “luftuar” kundër dezinformatave mediale, deri në atë ekstrem, sa që fillojnë të kalojnë kufirin dhe të futn në sferën e tentimit për cenzurim dhe baltosje të çdo informacioni medial. Mirëpo në anën tjetër asnjëherë nuk është vërejtur ndonjë trend i tillë për të luftuar kundr dezinformatave të politikës dhe politikanëve.
Është mirë tani, kur anketat tregojnë se shumë qytetarë dinë të dallojnë dezinformatat mediale, të fillohet të punohet në ngritjen e vetëdijes së tyre për të dalluar dezinformatat e politikanëve dhe partive politike. Është mirë që edhe politikanët e partitë politike që është dëshmuar se përhapin dzinformata, që japing premtime të rrejshme, të përballen me të njëjtat kufizime në rrjetet sociale, me të cilat përballen mediumet.
Kemi plotë e prplot politikanë e parti politike të cilat para zgjedhjeve premtojnë “mjaltë”, e pas zgjedhjeve ofrojnë “baltë” për qytetarët. E gënjeshtrat dhe dezinfromatat e partiv dhe politikanëve janë edhe më të dëmshme se ato të mediumeve. Mediumet kanë fuqi për të përhapur dezinformata, që shkaktojnë dëm, mirëpo politikanët përveç fuqisë për të përhapur dezinformata, kanë fuqi edhe për të sjellur vendime që kanë pasoja të drejtpërdrejta dhe ndikojnë në jetën e qytetarëve. Për këtë arse, çdo fushatë për luftë kundër dezinformatave në medium, do të dket shumë më e sinqertë dhe më efikase nëse shoqërohet me fushatë për luftë kundër dezinformatave në politikë. Në të kundërtën, rezutati i atyre fushatave do të jetë gjysmak dhe pa ndonjë efekt konkret. Ja për shembull, cila organizat joqeveritare do të përkrahte dnonjë projekt për përpilimin e listës me politikanë dhe parti politike që më së shumti kanë dhënë premtime të rrejshme? Asnjë. A do të përkrahte ndonjë prej organizatave, që derdhin mijëra e qindra euro e dollarë në projkete të ndryshme,një projekt në të cilën do të përpilohej lista e premtimeve që premtohen me vite, e nuk realizohen kurrë, që qytetarët të dinë se cila parti jep premtime të rrejshme dhe të mendojë mirë nëse do ta votonte atë parti? Deri tani nuk kemi rast të tillë, shpresojmë dhe urojmë të kemi në të ardhmen.
Vetëm atëherë lufta kundër dezinformatave do të jetë e sinqertë në esencën e vet, kurse deri atëherë hpessherë do t’i përngjajë një lufte të skroizuar kundër mediumeve, se sa një lufte në favor të së vërtetës.

