LSDM: Shkupi është plot me deponi në çdo hap

Shkup, 11 shkurt- Shkupi është i mbushur me deponi në çdo hap, Danela nuk ka punuar asgjë në 100 ditët e para.

Kryetarja e VMRO-DPMNE-së “Danela Arsovska nuk ka punuar asgjë në 100 ditët e para të mandatit”, thuhet në komunikatën e sotme të LSDM-së.

Ajo jo vetëm që i ka gënjyer shkupjanët se ka pastruar 150 deponi, por ka deponi të reja ilegale në çdo komunë.
Komuna e Karposhit, komuna e Çairit, e Butelit, e Gjorçe Petrovit, nuk ka asnjë pjesë apo komunë në Shkup ku nuk ka deponi ilegale.

Nga LSDM shtojnë se në vend që të zhvillohet si qytet ekologjik dhe i pastër, Shkupi ngelet një qytet i papastër, i mbushur me deponi.
Fakti që Arsovska nuk mund të pastrojë deponitë flet shumë për paaftësinë e saj.
Në njëqind ditët e para të mandatit të Arsovskës, një gjë është e qartë, ajo është kryetarja më e dobët që ka pasur Shkupi.