A do të marin fund shtrenjtimet, apo golgota do të vazhdojë pa fund?

Shkup, 8 shkurt – Parashikimet për stabilizimin e çmimeve, respektivisht për ndërprerjen e shtrenjtimeve, janë bë si parashikimet për përfundimin e pandemisë, që bëheshin në fillim të paraqitjes së saj, shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.
Parashikimet optimiste se rritja do të ndërpritet në fillim të këtij viti, si duket nuk po realizohen, kurse tani kemi parashikime të reja. Mirëpo vend për optimizëm nuk ka shumë, e shkaku kryesr duket se është shtrenjtimi i pakontrolluar i energjenseve në nvel botëror.
Prognoza e Bankës Popullore për inflacionin janë se do të thellojë më shumë hendekun e varfërisë, sidomos për atë 22 për qind të popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë dhe 35 për qind të tjerët që jetojnë në varfëri.

Edhe në Eurozonë inflacioni arriti muajin e kaluar nivelin më të lartë rekord në 13 vjet, ndërkohë që blloku po lufton edhe me rritjen e kostove të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare shtrenjtimit më të mëdha të çmimeve në vend kanë ndodhur tek produktet ushqimore.
Shtrenjtimet prekin më shumë kategoritë social, sepse rriten çmmet e produkteve elementare.
Për shembull, evidence e fundt e bërë statstikore tregon shtrenjtim të vajit me 25 për qind, perimet me 12 për qind, ndërsa karburantet me më shumë se 30 për qind. Në ndërkohë ka pasur shtrenjtime të reja, kurse është rritur edhe çmimi i energjisë.

Zyrtarët na ngushëllojnë duke thënë se denari është stabil, kurse lëvizjet e çmimeve janë si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë në bursat botërore pas rënies së lartë vitin e kaluar, si dhe ndërprerjeve të përkohshme në zinxhirët e furnizimit të shkaktuara nga pandemia. Sipas tyre, këto janë ndryshime të karakterit të përkohshëm, të cilat do të zvogëlohen gradualisht, por realiteti ende nuk po e dëshmon këtë.

Arsyeja e rritjes më të madhe të çmimeve në krahasim me parashikimet e bëra, arsyetohen me rritjen e kërksës dhe rënies së ofertës. Kjo është kryesisht për shkak të rritjes më të lartë të çmimeve të energjisë në nivel global – çmimit të naftës dhe gazit, që buron nga rënia e lartë e çmimeve vitin e kaluar dhe ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit global si pasojë e pandemisë.
Me rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik botëror, ka rritje më të shpejtë të kërkesës në raport me ofertën dhe krijimin e mbingarkesës së ofertës që ushtrojnë presion mbi çmimet. Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe organizatat tjera ndërkombëtare që ndjekin këto lëvizje, vlerësojnë se kjo situatë është e përkohshme dhe pritet që të mbarojë gjatë vitit të ardhshëm, 2022.
Kurse Maqedonia e Veriut gati kryekëput është një vend ku energjia dhe lënda e parë varen nga importi dhe lëvizjet në bursat botërore reflektohen edhe në çmimet e brendshme – çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera.
Paralajmërimet se “nxitjet shtesë” të shtrenjtimeve nga subjektet ekonomike vendase mund të çojë në rritje të inflacionit, gjë që nuk është e nevojshme dhe as që bazohet në parametra objektivë ekonomikë, po hasin në vesh të shurdhër.
Çmimet vazhdojnë të rriten dhe nuk ndodhë rrallëherë që disa produkte në mëngjes të ken çmim tjetër, kurse në mbrëmje çmim më të shtrenjtë.

Për këtë arsye duen qesharake paralajmërimet se nuk ka vend për panik nga inflacioni, por duhet të veprojmë me përgjegjësi dhe të mos bëhen presione të paarsyeshme mbi çmimet aty ku nuk ka nevojë, sepse do të ndikojë në të gjithë ekonominë.
Në një zhvillim të tillë, Banka Qendrore ka paralajmëruar reagim përmes politikës monetare, duke përfshirë edhe rritjen e normave të interesit, e cila ende nuk është e dëshirueshme në kushtet kur nuk ka disbalanca, por as kjo nuk po jep ndonjë rezultat të kënaqshëm për konsumatorët. Nga ana tetër ekonomia ende ka nevojë për mbështetje për t’u rikuperuar nga pandemia dhe kjo në masë shtesë e komplikon situatën.

Një lajm pozitiv paraqet fakti se niveli i rezervave valutore është adekuat, me mbulim të importeve të ardhshme prej rreth pesë muajsh. Denari është stabil dhe do të jetë stabil, ndërsa faktorët dhe zhvillimet e jashtme nuk ndikojnë në stabilitetin e kursit të këmbimit.
Për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar, rëndësi të madhe ka pavarësia e Bankës Popullore dhe shpresojmë se nuk do të ketë devijim nga kjo pavarësi, sepse pasojat mund të ishin të paparashikueshme për ekonominë. ///Zhurnal