Analizë: A do të duhet të pranojë Maqedonia refugjatë nga Ukraina, nëse shpërthen lufta me Rusinë?

Shkup, 7 shkurt – Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyrtarët e inteligjencës kanë paralajmëruar se 50 mijë njerëz mund të vdesin dhe 5 milionë njerëz mund të bëhen refugjatë në rast të pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas lajmeve në mediat amerikane, zyrtarët e ushtrisë dhe inteligjencës amerikane informuan Kongresin dhe partnerët e tij evropianë për krizën Ukrainë-Rusi.

Duke deklaruar se Rusia është afër përfundimit të përgatitjeve për një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, zyrtarët deklaruan se 50 mijë njerëz mund të vdesin në rast të një pushtimi dhe 5 milionë njerëz mund të bien në gjendjen e refugjatëve.
Ata vlerësuar se qeveria do të bjerë brenda dy ditësh në kryeqytetin Kiev. Zyrtarët deklaruan se në kufirin me Ukrainën ka 83 batalione ruse, secili i përbërë nga rreth 750 ushtarë.
Kurse situata në kufirin Rusi-Ukrainë zhvillohet një hap në drejtim të paqes, e e dy hapa në drejtim të kundërt. Sapo arrijnë ca informacione optimiste, praqiten incizime të reja satelitore të cilat nuk lënë shumë vend për optimizëm.
Sipas imazheve satelitore të publikuara nga një kompani teknologjike me bazë në SHBA, ushtria ruse ka avancuar forcat ushtarake në disa zona në Bjellorusi, një lëvizje që ka të ngjarë të shqetësojë Ukrainën dhe NATO-n mes frikës se Kremlini po planifikon një invasion në territorin ukrainas, shkruan CNN.

Imazhet janë në përputhje me videot e postuara së fundi në rrjetet sociale që tregojnë forcat ruse duke lëvizur në Bjellorusi dhe duke krijuar kampe 20 milje larg nga kufiri ukrainas. Disa nga imazhet tregojnë aeroportin Luninets të Bjellorusisë, ku janë vendosur avionët luftarakë rusë, të quajtur Union Resolve 2022, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400 dhe avionët Su-25.
Ekspertët ushtarakë, besojnë se akumulimi i forcave ruse pranë kufirit ukrainas tani duket se po hyn në një fazë të re: në një sulm më të afërt.

Në videot e postuara në rrjetet sociale shihet një pjesë e sistemit rus të armëve duke u zhvendosur pranë rajonit Bryansk, në kufi me Ukrainën. Sipas CNN, forcat ruse po lëvizin edhe në rajonin e Kurskut, i cili ndodhet 100 kilometra nga kufiri ukrainas. Artileria në rajonin e Moskës tani është shumë pranë kufirit me Ukrainën, duke mbuluar një distancë prej 400 kilometrash.
“Ne besojmë se ekziston mundësia që Vladimir Putin të urdhërojë një sulm ndaj Ukrainës.

“Ky sulm mund të jetë në forma të ndryshme. Mund të ndodhë nesër ose brenda disa javësh”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
Gjithashtu sipas një deklarate të mëparshme të zyrtarëve amerikanë, Rusia kishte grumbulluar tashmë 70% të trupave të nevojshëm për të pushtuar Ukrainën.

Kjo do të hapte një kapitull komplet të ri në zhvillimet në skenën ndërkombëtare, që mund të krahasohet vetëm me kapitujt ragji dhe te përgjakshëm të dy luftërave Botërore, shkruan Zhurnal.
Një nga pjesët më të dhimbshme të një konflikti të tillë do të ishte edhe çështja e refugjatëve. Paralajmërimi se numri i tyre mund të shkojë në pesë milionë është serioz dhe i frikshëm. Evropa tani e 20 vite është e lodhur nga kolonat e vazhdueshme që kanë vërshuar drejt saj, duke filluar nga Afganistani, Iraku e deri te Siria.

Kjo poashtu hapë dilema serioze për kapacitetin e mëtejmë të Perëndimit për të pranuar refugjatë të rinj, e që në prapavijë imponon pyetjen mos ndoshta një gjë të tillë do të duhet ta bëjnë vendet tjera, e në mesin e tyre edhe Maqedonia e Veriut, siç ndodhi me rasin e tërheqjes së forcave të NATO-s nga Afganistani. Vendi ynë nuk është në linjën e parë kufitare me Ukrainën, mirëpo pesë milionë refugjat eventualë janë një numër që me siguri do të vërshonte mbarë Evropën, diku më shumë e diku më pak.

Deri më tani nuk ka përgjigje zyrtare ndaj kësaj dileme. I vetmi reagim zyrtar në Shkup lidhur me krizën në Ukrainë është ai që doli nga mbledhja e Këshilimit të Sigurisë Kombëtare, Aty u tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe tani për tani nuk ka indikacione të cilat do të tregojnë se do të mund të vijë deri në rrezikim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Tema e refugjatëve të mundshëm në vendin tonë nuk ëhstë prekur në mënyrë direkte, mirëpo lidhur me tensionet në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë, presidenti I vendit Stevo Pendarovski deklaroi se Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për skenarët e mundshëm në varësi nga ajo si do të zhvillohen ngjarjet në këtë rajon, për të cilin tha se mbetet potencialisht zonë me rrezik të lartë.