Koment: Kush po ua hapë dyert kriminelëve në Maqedoninë e Veriut për të ikur nga burgjet?
Shkup,1 janar – Maqedonia e Veriut është e para në Europë për numrin e personave të ikur nga burgu në 10,000 të burgosur. Indeksi 691 do të thotë se nga vendi kanë ikur 140 persona nga një kapacitet prej 2000 të burgosurve në vitin 2020, shifër kjo shumë më e lartë se te fqinjët tanë, shkruan Zhurnal.
Në vendin e dytë në Europë është Holanda me 315 të burgosur të ikur në 2.000 persona, që është sa gjysma e numrit tonë, e më pas Zvicra me 284. Të dhënat i ka publikuar faqja landgeist.com, duke u thirrur në statistikën vjetore të dënimeve të Këshillit të Evropës.
Për krahasim, fqinjët tanë kanë indeks nga 0 deri në 22 të ikur nga burgjet në 10,000 persona, ndërsa në rajon theksohet Kroacia me indeks 65, që është për dhjetë herë më pak se Maqedonia.
Si duket në vendet më të vogla. të cilat, natyrisht kanë më pak të burgosur më tepër ikin, shkruhet në raport. Kjo vlenë edhe për vendet perëndimore si Holanda, ku ka pak të burgosur por shumë ikje. Përjashtim këtu ka vetëm Belgjika, shkruanZhurnal.
Janë këto shifra tejet brengosëse, por që lënë ven edhe për dyshime të shumta. Sepse nuk bëhet fjalë për dallime 5 ose 10 për qind në krahasim me gvendet tjera, por bëhet fjalë për dallim qind për qind e më shumë.
Janë dyshime që thellohen kur kemi parasysh se Maqedonia sipas raportit është mes shteteve me shkallë më të ulët të të burgosurve në krahasim me rojet (6.2), ndërsa vetëm Rumania dhe Moldavia kanë shkallë më të lartë. Kjo do të thotë se në vendin toë nuk mungojnë të punësuarit nëpër burgje, që përqindja e ikjeve të jetë kaq e lartë.
Kjo na sjell te dyshimi i ardshëm, se dikush nga kompetentët po punon për “hapjen” e dyerve të burgjeve për kriminelët, e jo se burgjet nuk kanë rojtar të mjaftueshëm. Është një gjendje që nuk zgjat prej dje, po rprej më herët, e që deri tani nuk është bë asgjë për t’u përmirësuar.
Sepse edhe në vitin 2016, kur Këshilli i Evropës ka publikuar Raportin për gjendjen e të burgosurve në vendet e Evropës, Maqedonia kishte shkallë më të madhe të ikjes së të burgosurve.
Sipas të dhënave të Këshillit të Evropës nga burgjet, në Maqedoni shkalla e ikjes asokohe ishte 188 të burgosur në 10 mijë.
Në vendin e dytë атњхерњ исхте Finlanda, por me numër shumë më të ulët të ikjeve (10 të burgosur në 3 mijë)
Maqedonia ka shënuar statistika shqetësuese edhe gjatë vitit 2014, ku në 3100 të burgosur janë arratisur 114.
Autori i studimit Marceli Aebi, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Lozanës (Zvicër) për AIM, tha se nuk e di arsyen e saktë për këtë gjendje, por sipas tij përgjigja duhet të kërkohet tek rojet e burgjeve. Po të jetë problemi vetëm te rojet, shumë lehtë do të zgjidhej, por mos po është diku më “lartë”.
Për dallim nga shtetet tjera evropiane Maqedonia ka më pak shtetas të huaj në burg, por Këshilli i Evropës nuk ka të dhëna me statistikat etnike për këtë fenomen dhe nuk është në gjendje të tregojë nëse bashkësitë e vogla etnike janë “më të përfaqësuara” në burgje.
Çuditërisht në këtë hartë në Shqipëri, në Mal të Zi dhe Slloveni nuk ka aspak të ikur nga burgjet. Kjo ndoshta se këto vende formalisht nuk kanë paraqitur ikje të të burgosurve. Në grupën prej “0” ët ikur bien edhe Malta, Qipro, San Marino, Monako, Çekia, Irlanda Veriore dhe Letonia.
Për San Marinon numri zero përshtatet sepse në San Marino gjatë vitit 2019 kishte vetëm një të burgosur gjatë tërë vitit ndërsa në vitin 2020 fare nuk kishte të burgosur.

