Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro
Shkup, 01 qershor, medial.mk/ – Rezervat devizore në fund të prillit të këtij viti arritën në 5.207 milionë euro, rreth 5,2 miliardë euro.
Sipas të dhënave të Bankës Popullore, pjesa më e madhe e rezervave devizore është e investuar në letra me vlerë (70,8%), pasuar nga ari monetar (16,8%) dhe valutë e depozita (12,3%).
Ndërkohë, në fund të dhjetorit 2025, rezervat zyrtare devizore ishin 4.925,3 milionë euro, rreth 4,9 miliardë euro.

