Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Shkup, 1 qershor, medial.mk/ – Komuna e Gazi Babës ka njoftuar se nga 1 deri më 7 qershor në territorin e komunës do të vendosen kontejnerë të posaçëm për grumbullimin e mbeturinave voluminoze.

Sipas njoftimit, kontejnerët do të vendosen në lagjet Triangla, Maxhari, Hipodrom dhe Kiril Petrushevski (Vardarishtë), duke u mundësuar qytetarëve që të hedhin në mënyrë të rregullt mbeturinat e mëdha shtëpiake, përcjell medial.mk/.

Ndërmarrja Publike Komunale Gazi Baba 2007 u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat voluminoze t’i deponojnë me kohë dhe ekskluzivisht në kontejnerët e vendosur për këtë qëllim.

Nga ndërmarrja theksojnë se respektimi i këtyre udhëzimeve është i rëndësishëm për ruajtjen e pastërtisë publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër, më të rregullt dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët e komunës.

Leave a Reply