Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg
Shkup, 16 nëntor – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se sot me mendje dhe zemër do të jetë në protestën e organizuar nga OVL UÇK në Strasburg.
Ahmeti tha se aty filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar.
“Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë 🇽🇰”, ka shkruar Ahmeti transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e evropian në Hagë, prandaj kërkoi lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”.
Protesta mbahet sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

