Vihet në shërbim aeroplanmbajtësja Fujian
Në provincën Hainan të Kinës Jugore u vu në shërbim aeroplanmbajtësja “Fujian”, e para aeroplanmbajtëse e Kinës e pajisur me katapulta elektromagnetike.
Me numrin e anijes 18, “Fujian” është një nga tre aeroplanmbajtëset kineze në shërbim. Ajo është dizenjuar dhe ndërtuar në mënyrë të pavarur nga Kina . Kjo aeroplanmbajtëse, që është emërtuar sipas provincës jugore të Kinës, Fujian, përfundoi provën e saj të parë në majin e vitit të kaluar.
Afro 2 mijë përfaqësues nga forcat detare dhe institucionet që morën pjesë në ndërtimin e aeroplanmbajtëses, ishin të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar të mërkurën.
Në kuvertën e fluturimit, avionët e gjeneratës së re në aeroplanmbajtëse, duke përfshirë avionët luftarakë “J-35” e “J-15T” dhe avionët e paralajmërimit të hershëm “KongJing-600”, u parkuan radhas. Duke folur me pilotët e tyre, presidenti kinez Xi Jinping inkurajoi ata të vazhdojnë të përmirësojnë aftësitë e njohuritë e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e aftësive luftarake të aeroplanmbajtëses “Fujian”.



