96 raste të reja me Covid

Shkup, 28 shtator – Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik, Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 729 testime të Kovid-19, me ç’rast janë regjistruar 96 raste të reja, 37 persona janë shëruar, kurse kanë vdekur tre pacientë.

Prej 729 testimeve, janë regjistruar 96 raste të reja me Kovid-19: Shkup-55, Manastir-10, Kumanovë-8, Tetovë-6, Prilep-4, Kavadar, Veles, Ohër, Shtip dhe Kriva Pallankë nga 2, Negotinë, Radovish dhe Bogdanci nga 1.

Prej numrit të përgjithshëm të rasteve pozitive (96), janë regjistruar 19 riinfektime.

Janë regjistruar 37 pacientë të shëruar nga: Shkup – 20, Kumanovë dhe Kavadar nga 4, Veles – 3, Shtip dhe Negotinë nga 2, Manastir dhe Berovë nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një person i vdekur nga Prilepi (69), ka vdekur në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga Termini Im, janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi (81 dhe 91), të dy personat kanë vdekur në shtëpi.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 2.168.157 testime të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 342.775, numri i pacientëve të shëruar është 332.806, të vdekur 9.534, ndërsa numri i rasteve aktive është 435.