848 raste të reja me Covid, vdesin 22 pacientë, shërohen 1369

Shkup, 22 shkurt – Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3506 testime për Covid, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 848 persona, transmeton Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 451 raste të reja. Më pas në Kavadar 50, Manastir 43, Veles 39, Prilep 37, Kumanovë 33, Kërçovë 30, Tetovë 23, Radovish 18, Strugë 15, Gostivar dhe Negotinë nga 13, Gjevgjeli nga 11, Koçan dhe Resnje nga 10, Dibër 9, Ohër, Kriva Pallankë dhe Vallandovë nga 6, Strumicë 5, Shtip, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 3, Dellçevë, Berovë dhe Demir Kapi nga 2, ndërsa në Shën Nikollë, Bogdanc, Kratovë, Makedonska Kamenicë dhe Pehçevë nga 1.

Ndërkohë janë shëruar 1369 pacientë ndërsa kanë vdekur 22.

Deri tani në vendin tonë gjithsej janë infektuar 294,407 persona. Prej tyre 279,695 janë shëruar, 8937 kanë vdekur ndërsa numri i rasteve aktive është 5775.//Zhurnal.mk