8 viktima dhe 588 raste të reja me Covid

Shkup, 11 gusht – Në 24 orët e fundit janë bërë 5780 testime për covid, ndërsa janë regjistruar 588 raste të reja, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 230, në TEtovë 101, në Gostivar 82, në Kërçovë 48, Dibër 17, Ohër dhe Strumicë nga 16, Kumanovë 15, Strugë 11, Manastir 8, Kavadar dhe Shën Nikollë nga 6, Radovish dhe Berovë nga 5, Veles dhe Vallandovë nga 4, Shtip dhe Vinicë nga 3, Resnje dhe Makedonski Brod nga 2, ndërsa në Prilep, Koçan, Demir Kapi dhe Pehçevë nga 1.

Kanë ndëruar jetë gjithsej tetë pacientë. Bëhet fjalë për dy pacientë nga TEtova të moshës 66 dhe 72 vjeçare, dy nga Gostivari të moshës 67 dhe 72 vjeçare, si dhe një 65 vjeçar nga Shkupi, një 51 vjeç nga Prilepi, një 74 vjeç nga Kërçova dhe një 65 vjeç nga Velesi.

Nga ana tjetër janë shëruar vetëm 26 pacientë.

Deri tani në vendin tonë janë infektuar gjithsej 159269 persona. Prej tyre, 150613 janë shëruar, 5521 kanë vdekur ndërsa rastet aktive për momentin shënojnë 3135.//Zhurnal.mk