8 Marsi/ Gratë ankohen për mos pjesmarje në mënyrë të barabartë në vendim marje

Shkup, 8 mars – Miratimi urgjent i strategjisë për barazi gjinore, miratimi i Ligjit për barazi gjinore, vendosja e shërbimeve funksionale inspektuese që parandalojnë shfrytëzimin dhe diskriminimin e punëtoreve dhe trajtim me vëmendjen e duhur nga ana e institucioneve ndaj viktimave kërkuan sot aktivistet për të drejtat e grave të cilat në mesditë marshuan në Shkup, me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsi.

Marshi ishte organizuar nga Platforma për barazi gjinore dhe aktivistet për të drejtat e grave, këtë vit nën slloganin “Varfëria ka fytyrë gruaje”.

Sipas Bojana Jovanovska nga Platforma për barazi gjinore, ky 8 Mars e shënon varfërinë e grave, të mundësuar dhe të mbajtur nga sistemi, ndërsa e thelluar si rezultat i pandemisë dyvjeçare të Kovid-19 dhe pasojat e saj.

Mungesa e politikave, dokumenteve strategjike dhe mekanizmave të cilat e mbështesin përparimin e barazisë gjinore dhe të drejtat e grave, sipas Jovanovskës, do të thotë se institucionet lejojnë diskriminim sistematik dhe dhunë.

Kuvendi, siç përmendi, është vendi i vetëm ku përmes kuotës gjinore, përfaqësia e grave shënon rritje, por, siç potencoi, me shpërndarjen e Kuvendit para pandemisë kontribuoi që gratë të mos marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes dhe masat e ndjeshme gjinore për t’u përballur me krizën.

Sipas Jovanovskës, zgjedhjet lokale edhe njëherë ishin mposhtje për gratë të cilat në katër vitet e ardhshme sërish do të përjashtohen nga proceset e vendimmarrjes në nivel lokal.

Sot, sqaroi, protestojnë për të gjitha punëtoret e tekstilit të cilat mbetën pa punë, për gratë nga mjediset rurale të cilat mbetën pa transport publik dhe qasje në shërbimet shëndetësore, për gratë me invaliditet të cilat paarritja plotësuese i bëri ende më të padukshme. Për gratë rome të cilat mbetën edhe ashtu me të ardhura të ulëta, për gratë që nuk kanë qasje për shëndet riprodhues të cilat i çon në varfëri ende më të madhe.

Gjithashtu, tha, protestojnë për gratë që përjetojnë dhunë në shtëpitë e tyre, në rrugë dhe në hapësirën onlajn. Për gratë viktima të dhunës denoncimet e të cilave nuk janë zbatuar, për nënat vetëushqyese që janë detyruar t’i braktisin vendet e tyre të punës për shkak të mbylljes së kopshteve dhe shkollave, për gratë pronare të bizneseve të vogla të cilat ishin detyruar të njëjtat t’i mbyllin, për të gjitha gratë që i humbën jetët e tyre në betejën me Kovid-19 për shkak të mungesës së shërbimeve shëndetësore.

Nga Platforma për barazi gjinore kërkojnë miratim të politikave dhe masave efektive për ballafaqim me pasojat nga Kovid-19 të cilat do të përfshijnë perspektivë gjinore dhe do t’i marrin parasysh nevojat e kategorive të ndryshme të grave të margjinalizuara dhe të pambrojtura.

Kërkojnë edhe pjesëmarrje të rritur të grave në grupet e punës të cilat i përgatitin dhe zbatojnë masat për përgjigje në gjendjen me Kovid-19 dhe krizën ekonomike. Kërkojnë buxhet dhe politika ekonomike për njerëzit, ndërsa jo për bizneset dhe partitë politike.

Kërkojnë shërbime inspektuese funksionale të cilat parandalojnë eksploatimin dhe diskriminimin e punëtoreve, pjesëmarrje më e madhe e grave në pozitat vendimmarrëse përmes vendosjes së kuotave të cilat parashikojnë së paku 40 për qind pjesëmarrje të grave për çdo nivel në pushtet.

Nga Platforma kërkojnë miratim urgjent të Ligjit për mobing, por edhe krijim dhe implementim të masave të reja për punësim të cilat janë të arritshme dhe i marrin parasysh specifikat e të gjitha grupeve të margjinalizuara të grave, veçanërisht romet, gratë me pengesa, gratë viktima të dhunës, si dhe nënat vetëushqyese.

Në këtë 8 Mars tha, protestojnë kundër varfërisë së mundësuar sistematike e cila ka fytyrë gruaje.