7km autostradë 2 vjet në ndërtim! Prishet marrëveshja me kompaninë “Beton”
Shkup, 19 shkurt – Autostrada Katllanovë-Petrovec ose rruga që po shihni është dashur që të përfundojë në korrik të 2021. Punimet nuk kanë përfunduar, ndërsa në terren nuk ka as makineri që punojnë. Sipas informacioneve që ka TV21, kompanisë që është dashur të bëj ndërtimin e kësaj rruge i është ndërprerë tenderi”, raporton gazetarja e TV21, Valmira Zendeli.
Mjetet për këtë autostradë janë siguruar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, ndërsa drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët shtetërore”, Ejup Rustemi për TV21 konfirmoi se kompanisë “Beton” i është ndërprerë kontrata.
“Për shkak të rezultateve jo të mira të realizimit të punimeve në atë pjesë, d.m.th. për 1 vit janë realizuar gjithsej 12% të projektit dhe në bazë të konsultimeve të mbikëqyrësit dhe në bazë të konsultimeve të konsulentit të angazhuar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim ne sollëm vendim për ndërprerjen e kontratës së tillë”, tha Rustemi.

