77 vjet nga themelimi i Kryqit të Kuq: Puna jonë, dëshmi për humanizëm dhe solidaritet

Shkup, 17 mars – Puna jonë ndër vite është vetëm dëshmi e argumentuar për humanizmin dhe solidaritetin njerëzor që ndihmojnë të tejkalohet humnera njerëzore të cilën e shkakton apokalipsi në jetën e njeriut. Fuqia e humanizmit siguron në Kryqin e Kuq të sendërtohet solidariteti dhe humanizmi mes njerëzve. Në radhët tona jemi dhe kemi aq, në mënyrë që askush në botë të mos mbetet i vetëm dhe pa ndihmë, ndërkaq vlejmë aq sa u nevojitemi të tjerëve, theksoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti në shënimin e sotëm të 77-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 27 vite nga anëtarësimi i barabartë në Federatën ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Saiti theksoi se për kënaqësinë e tyre të madhe, çdo vit rritet numri i vullnetarëve në organizatë, dhe, siç tha, kjo nuk është e rastësishme.

“Sa më kemi dhe krijojmë mundësi për zhvillim akoma më dinamik, aq më shumë u detyrohemi atyre të cilët ishin para nesh. Ia dolëm në përpjekjet tona për të kultivuar atmosferë të ngrohtë dhe të sinqertë për realizim të aktiviteteve fisnike, kështu që shumë qytetarë tanë në Kryqin e Kuq njohën edhe vendin për ndërtimin e miqësive, për mësim , ndarje të njohurive për vullnetarizëm, për anëtarësime, përkushtime të një pjese të jetës së tyre. Të gjithë së bashku 77 vite ishim mu atje ku nevojitej. Gëzon fakti që gjatë viteve Kryqi i Kuq çdoherë ka pasur ardhmëri. Ne jemi organizatë e cila është tërheqëse për të rinjtë të cilët janë të interesuar të mësojnë dhe të jenë vullnetarë, t’i ndajnë vlerat dhe parimet humanitare, të ndihmojnë dhe të sendërtohen, e më pas të shndërrohen në personalitete me përgjegjësi shoqërore sociale të cilët japin kontribut të veçantë në zhvillimin e bashkësive lokale ku jetojnë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq.

Ai potencoi se punojnë me përkushtim në ndërtimin e besimit me bashkësitë, të njerëzve të cilëve u shërbejnë, me donatorët e tyre, partnerët dhe opinionin dhe në kuadër të lëvizjes së tyre vazhdimisht e realizojnë rolin e ndihmuesit të autoriteteve në shtet dhe vazhdimisht e marrin mbështetjen publike dhe mbështetjen e autoriteteve për çka janë pafundësisht mirënjohës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të cilit gjatë shënimit iu dorëzua medalja për Qeverinë, si mbështetëse e misionit human të organizatës, potencoi se nuk ekziston njeri që nuk e njeh simbolin e kryqit të Kuq në sipërfaqe të bardhë. Kjo shenjë ndërkombëtare, siç tha Kovaçevski, është e shkruar në vetëdijen publike si simbol i lidhur me ndihmën e parë, ofrimin e kujdesit mjekësor dhe mbrojtjes sociale të popullatës.

Ai theksoi se kryqi i Kuq është simbol i bashkimit të të gjithë punonjësve humanitarë, dhuruesve të gjakut, të gjithë vullnetarëve dhe dhuruesve të ndihmës për njerëzit në mbarë botën, kategorisë së qytetarëve të cilët janë ndodhur në situata të pavolitshme.

“Sot organizata e Kryqit të kuq në shtetin tonë shënon 77 vite të ekzistimit dhe veprimit vullnetar humanitar të shprehur përmes aksioneve të shumta masive për ofrim të ndihmës. Qeveria nënshkroi program për bashkëpunim, ka të vendosur partneritet me organizatën e Kryqit të Kuq për sigurim të vazhdueshëm të rezervave të mallrave për ndihmë humanitare. Ato janë të kapshme për veprim urgjent gjatë situatave dhe gjendjeve të jashtëzakonshme si ndihmë për popullatën e ndjeshme, e goditur nga katastrofa apo situata emergjente. Jemi së bashku edhe në tejkalimin e pasojave nga katastrofat dhe gjendjet e krizave shëndetësore të cilat e kapluan vendin tonë vitin e kaluar. Qeveria dhe ministritë e resorit, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet lokale me Kryqin e Kuq sigurojnë komunikim dhe bashkëpunim në zbatimin e aktiviteteve për përmirësim të mirëqenies së bashkësisë në kushte të kohëve të paqes dhe gjatë gjendjeve të krizës”, potencoi kryetari i Qeverisë.