76 vjet më parë shpallej Deklarata Botërore e të Drejtave të Njeriut
Deklarata Botërore e të Drejtave të Njeriut, e shpallur 76 vjet më parë, ka një rëndësi të madhe në historinë e qytetërimit njerëzor dhe ka pasur një ndikim të thellë në zhvillimin e të drejtave të njeriut në botë.
Në një konferencë për shtyp të zhvilluar për këtë ditë në Pekin, Mao Ning Zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, duke folur për këtë ngjarje tha se Kina, përgjatë 10 viteve ka larguar pothuajse 100 milionë banorë ruralë nga varfëria. Vendi ka arritur 10 vjet më shpejt objektivat e OKB-së për zhvillimin e vazhdueshëm 2023.
Kina ka ndërtuar sistemin më të madh të arsimit, sigurimeve shoqërore dhe përkujdesit shëndetësor në botë, me një jetëgjatësi mesatare prej 78.6 vjetësh.
Mao Ning tha që disa vende kanë politizuar dhe armatizuar të drejtat e njeriut, duke shkaktuar sfida të rrepta ndaj qeverisjes globale të të drejtave të njeriut. “Ne bëjmë thirrje që palët të zbatojnë parimet e Kartës së OKB-së, të zhvillojnë dialog dhe bashkëpunim konstruktiv, të nxisin zhvillimin e shëndetshëm të të drejtave të njeriut,”u shpreh Mao