72 të infektuar për vikend
Shkup, 10 tetor – Janë regjistruar 72 raste të reja me KOVID-19 në tre ditët e fundit (7, 8 dhe 9 tetor) nga gjithsej 871 teste të bëra, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik.
Nga rastet e reja, 60 janë në Shkup, tre në Kumanovë, dy në Manastir dhe Veles dhe nga një në Prilep, Ohër, Strumicë, Strugë dhe Resnje. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (72), 18 janë riinfeksione.
Janë regjistruar 161 pacientë të shëruar: Shkup – 116, Manastir – shtatë, Kumanovë, Prilep dhe Kërçovë nga katër, Veles, Ohër, Kavadar, Negotinë dhe Kratovë nga tre, dy të shëruar në Tetovë, Shtip, Gjevgjeli dhe Berovë dhe nga një në Strumicë, Gostivar dhe Vinicë.
Në tre ditët e fundit nuk është raportuar asnjë person i vdekur, ndërsa sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me KOVID-19 nga mandati im janë raportuar katër persona të vdekur me datë të vdekjes nga 14 shtatori deri më 6 tetor të vitit 2022. Tre prej tyre janë nga Shkupi, të moshës 96, 80 dhe 73 vjeçare dhe një nga Kavadari në moshën 58 vjeçare. Tre persona kanë vdekur në shtëpi dhe një vdiq në spital.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë deri më tani është 343 391 nga 2 174 086 testime. 333.504 persona janë shëruar, 9.548 persona kanë vdekur dhe 339 raste janë aktive.