65% e investitorëve gjermanë nuk patën sukses të parashohin shpenzimet nga e diela ditë jo pune

Shkup, 22 mars – Te 39 për qind e biznesmenëve nuk ka rritje të shpenzimeve të cilat kanë të bëjnë me personelin me vendosjen e të dielës ditë jopune si ditë e pushimit javor, por te 12 për qind e tyre ka rritje të shpenzimeve më shumë se 30 për qind, përderisa te të anketuarit e tjerë rritja është ndërmjet 10 dhe 30 për qind.

Këtë e tregojnë rezultatet nga anketa të cilën e bëri Delegacioni i Biznesit Gjerman (AHK) në mesin e investitorëve gjermanë në vend e cila ka të bëjë me ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës, gjegjësisht ndalesës për punë të dielën dhe për rritjen e pagës minimale.

“Në anketë kryesisht janë përgjigjur më së shumti investitorët gjermanë në vend, të cilët kryesisht punojnë në industrinë e automobilave dhe punësojnë më shumë se 20.000 njerëz, por edhe disa kompani vendase dhanë komentet e tyre. Rreth 65 për qind e kompanive të anketuara nuk kanë mundur të parashikojnë kostot e shtuara në përgatitjen e buxhetit për vitin afarist 2022 të shkaktuar nga ndryshimi i Ligjit të Punës, për ta bërë të dielën një ditë të detyrueshme jopune. Rritja e pagës minimale në 39 për qind të kompanive të anketuara ka ndikim në shumën e pagave të tjera të paguara nga kompania”, thonë nga AHK.

Theksojnë se 33 për qind e kompanive kanë pasur sukses gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2022 që ta marrin parasysh rritjen e pagës minimale, përderisa 67 për qind nuk e kanë paraparë këtë ngritje. Madje 67 për qind e kompanive shpenzimet më të larta për personelin e kompensojnë me uljen e shpenzimeve fikse.

Në pyetjen nëse kompanitë janë të ekspozuara në rrezik që t’i humbin dërgesat për shkak të shpenzimeve të rritura për të punësuarit, 73 për qind e kompanive janë përgjigjur se nuk ekziston rrezik.

Se ka hapësirë ​​për përmirësimin e dialogut mes tyre dhe Qeverisë në procesin e krijimit të politikave dhe miratimit të ligjeve të propozuara nga Qeveria mendojnë 84 për qind e kompanive. Rreth 56 për qind e kompanive kanë menduar se në procesin e krijimit të politikave qeveritare me propozimet e tyre duhet të përfshihen edhe Delegacioni i Ekonomisë Gjermane dhe Asociacioni afarist maqedono-gjerman.

Sa i përket pyetjes, nëse është rritur produktiviteti i të punësuarve përgjatë viteve në nivel të rritjes së pagave, 50 për qind e kompanive të anketuara konsiderojnë se ka rritje, përderisa 50 për qind të tjera konsiderojnë se nuk zhvillohet në mënyrë proporcionale.

Në pyetjen e fundit a konsideroni se ngritja e pagës minimale e bën tregun ende konkurrues në krahasim me Turqinë, Bullgarinë, Tunizinë, Marokun dhe Serbinë, rezultati është i njëjtë. Nga një e treta e kompanive të anketuara janë përgjigjur me “po”, “jo” dhe “pjesërisht”.