Rojat e sigurimit i vërsulen djaloshit të vogël – Lionel Messi intervenon për ta liruar

Të shumtë janë ata që e kanë idhull Lionel Messin. I tillë ishte edhe një djalosh që kishte shkuar ta shihte nga afër ndeshjen mes PSG dhe Nantes.

Pas ndeshjes, derisa Messi po drejtohej ka dhomat e zhveshjes, një djalosh i vogël tentoi të shfrytëzonte mundësinë për një foto me argjentinasin.

Intervenimi i rojave të sigurimit ishte i shpejtë. Ata kapën djaloshin, madje edhe i rrëzuan telefonin.

Por, në këtë mes reagoi Leo Messi, i cili kapi dorën e djaloshit dhe ftoi rojat që ta lironin atë.

Messi priti derisa djaloshi mori telefonin nga toka dhe qëndroi për një foto të momentit. Shikoni videon më poshtë.